Deçiq Tuzi shënon fitore dhe merr kryesimin në ligën malazeze

Deçiq Tuzi shënon fitore dhe merr kryesimin në ligën malazeze

Skuadra shqiptare, Deçiq Tuzi në kuadër të gjiros së tetë në elitën e futbollit malazez, ka rritur të shënoi fitore 3:0 përball Titogradit, dhe duke marr kryesimin në radhitjen tabelare në Mal të Zi, njofton Insajderi.

Për vendasit shënuan, Kristijan Vulaj në minutën e 65’ të takimit dhe dy herë të tjera shënoi Ilir Camaj në minutat 85’ dhe 87’, për fitoren bindëse 3:0 përball malazezëve të Titograd.

Me këtë fitore, skuadra nga Tuzi, merr kryesimin në tabelë me 16 pikë pas tetë gjirosh, një më shumë se përcjellësi Podgorica. /Insajderi.com