Në javën e 13-të në elitën e futbollit malazez, skuadra shqiptare e Deçiq nga Tuzi vazhdon serinë pa humbje, teksa këtë javë ka barazuar si vendas ndaj ekipit të Zetës, njofton Insajderi.
Ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë prej 0:0. Edhe pse gjatë tërë takimit, skuadra shqiptare kishte rastet e krijuara për gol dhe përqindjen e topit, nuk arriti të shënonte në portën mike, pasi ekipi mysafir gjatë tërë ndeshjes u mbrojt mirë.
Pas kësaj javë, Deçiq ka pesë fitore dhe tetë barazime në kampionat, ku është akoma ekipi i vetëm pa humbje. Me këtë pikë, skuadra nga Tuzi shkon në kuotën e 23 pikëve në kampionat dhe ndodhet në vendin e dytë, pesë pikë pas liderit të Buduçnostit.
Në javën e ardhshme, Deçiq e luan si mysafire e Rudar Pljevlja në 21 nëntor me fillimi nga ora 20:00. /Insajderi.com