Deçiq Tuzi vazhdon serinë pa humbje, barazon me Jezero

Deçiq Tuzi vazhdon serinë pa humbje, barazon me Jezero

Në kuadër të javës së 12 në elitën e futbollit malazez, skuadra shqiptare që bënë gara në Ligën e Parë të Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi ka ndarë pikët duke luajtur pa gola me ekipin nga Plava, FK Jezero, njofton Insajderi.

Ndeshja kishte filluar nga ora 14:00, në stadiumin “Pod Racinom”, ndërsa pas 90’ minutave lojë, rezultati në tabelë tregonte ato shifrat me të cilat edhe kishte filluar takimi.

Me këtë pikë të fituar në transfertën e Plavës, Deçiqi shkon në kuotën e 22 pikëve dhe ndodhet në vendin e dytë në tabelë, tre më pak se lideri Buduçnosti dhe katër më shumë se përcjellësi i parë, FK Podgorica.

Në javën e ardhshme, skuadra nga Tuzi pret ekipin e Zetës të dielën më tetë nëntor, me fillim nga ora 20:00. /Insajderi.com