Deçiqi barazon si mysafir i Petrovacit, ekipi nga Tuzi mbetet në vendin e dytë në ligë

Deçiqi barazon si mysafir i Petrovacit, ekipi nga Tuzi mbetet në vendin e dytë në ligë

Në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit të Malit të Zi, ekipi i vetëm shqiptar që militon në këtë ligë, Deçiqi nga Tuzi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola si mysafir i ekipit Petrovac, njofton Insajderi.

Ndeshjen më mirë e filluan miqtë nga Tuzi ku krijuan edhe disa gjysmë raste, mirëpo pjesa e parë u mbyll 0:0.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 50-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë në takim, ku Bracanovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pse me një lojtarë më shumë, mysafirët nga Tuzi nuk arritën të shënonin golin e fitores, pasi vendasit u mbyllën mirë në mbrojtje.

Me këtë pikë të fituar nga kjo transfertë, Deçiqi mbetet në vendin e dytë në ligë me 45 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon derbin me Buduçnostin e vendit të parë, ndeshje që do të zhvillohet me datë 7 prill në Podgoricë. /Insajderi.com