Deçiqi fiton derbin, mposht Sutjeskën me përmbysje

Deçiqi fiton derbin, mposht Sutjeskën me përmbysje

Ekipi i vetëm shqiptar që militon në Ligën e Parë të Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka mposhtur me përmbysje rezultati Sutjeskën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në kampionat, njofton Insajderi.

Të parët kaluan në epërsi miqtë me Cetkovic (8’), teksa me shifrat minimale për Sutjeskën u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë do të vinte rikthimi i rezultatit për nikoqirët, të cilët do të shënonin dy herë. Fillimisht riktheu baraspeshën Rudoviç nga penalltia (57’), teksa golin e fitores për ekipin nga Tuzi e shënoi Pesukiç (63’).

Me këtë fitore, Deçiqi barazon pikët me Sujteskën e vendit të dytë me nga 38 sosh. Ndeshjen e ardhshme, Deçiq e zhvillon të dielën me fillim nga ora 17:00, sy mysafire e Podgoricës. /Insajderi.com