Deçiqi fiton sfidën në Tuz kundër Titogradit

Deçiqi fiton sfidën në Tuz kundër Titogradit

Në kuadër të javës së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në Mal të Zi, ekipi i vetëm shqiptar që militon ne elitën malazeze, Deçiqi nga Tuzi ka shënuar fitore minimale kundër Titograd, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, teksa goli i vetëm në këtë përballje erdhi në fraksionin e dytë të takimit.

Po zhvillohej minuta e 81-të e ndeshjes, Kristijan Vulaj pasi dribloi pothuajse tërë mbrojtjen mysafire, doli përball portierit Joksimoviç, ndërsa me një të majtë kirurgjikale, dërgon topin në cepin e majtë të portës kundërshtare.

Me këtë fitore, ekipi shqiptar përforcon vendin e dytë ne tabelë me 44 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë Sutjeska.

Ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon me 3 prill si mysafire e Petrovacit. /Insajderi.com