Deçiqi fiton si mysafire e Podgoricës me rezultat të pastër

Deçiqi fiton si mysafire e Podgoricës me rezultat të pastër

Ekipi i vetëm shqiptar që bënë gara në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore të pastër 3:0 si mysafire e Podgoricës, në kuadër të javës së 25-të kampionale, njofton Insajderi.

Mysafirët nga Tuzi shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Ilir Camaj (9’) dhe Marko Tuci (39’), teksa golin e fundit në këtë takim, miqtë e shënuan në pjesën e dytë. Autori i golit ishte Matija Bozanovic, i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Me këto tre pikë, Deçiqi përforcon pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt Sutjeska.

Në ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon me 20 mars (të shtunën), ku është nikoqir i ekipit OFK Titograd, ndeshje që pritet të startojë nga ora 17:00. /Insajderi.com