Ekipi i vetëm shqiptar që militon në elitën e futbollit të Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka pësuar disfatë në derbin e zhvilluar në Podgoricë nga Buduçnosti, njofton Insajderi.
Golat për nikoqirët e Buduçnostit u shënuan nga Djurickovic (33’) dhe Ivanovic (89’) shënoi nga penalltia.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 28-të në elitën malazeze të futbollit, teksa ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon më 11 prill në shtëpi kundër ekipit të Iskrës.
Aktualisht Deçiqi ndodhet në vendin e tretë me 45 pikë, bie një pozitë më poshtë këtë xhiro, ndërsa Sutjeska e vendit të dytë ka një pikë më shumë. Buduçnosti kryeson në ligë me 69 pikë, duket se titullin e ka të pa kontestuar. /Insajderi.com