Ekipi i vetëm shqiptar që militon në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore si mysafire e Sutjeskës me rezultat 1:2, teksa me këtë fitore ekipi shqiptar ngjitet në vendin e dytë në ligë, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të pa prekura, teksa pjesa e dytë prodhoi tre gola dhe dy karton të kuq.
Fillimisht kaluan në epërsi nikoqirët me golin e shënuar nga Markovic në minutën e 59-të, ndërsa pastaj ndeshjen në dorë morën mysafirët nga Tuzi.
Fillimisht Kristijan Vulaj barazoi rezultatin në minutën e 61-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, ndërsa golin e fitores për Deçiqin e shënoi Adroviç në minutën e 68-të të ndeshjes.
Deri në fund të takim u dhanë edhe dy karton të kuq, kur Lulgjuraj u ndëshkua për miqtë dhe Giljen për nikoqirët, në minutën e 70-të.
Me këto tre pikë, Deçiqi ngjitet në vendin e dytë në ligë me 53 pikë, dy më shumë se Sutjeska e vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit. /Insajderi.com