
Skuadra shqiptare që militon në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka barazuar pa gola me ekipin e Jezero-s, në kuadër të javës së 21-të në kampionat, njofton Insajderi.
Ekipi shqiptar, me këtë barazim shkon në kuotën e 32 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë, me pikë të barabarta me Sutjeskën e vendit të dytë. Kryesues në Ligën e Parë në futbollin malazez është Buduçnosti i Podgoricës i shkëputur larg nga përcjellësit e parë me 21 pikë diferencë (53 pikë në tabelë).
Në dy sfidat e para në pjesën pranverore të kampionatit, Deçiqi ka pësuar një humbje javën e kaluar nga Iskra, si dhe barazimi i kësaj jave me Jezero-n.
Në xhiron e ardhshme, Deçiq e zhvillon me 28 shkurt, si mysafire e Zetës, ndeshje që pritet të fillojë nga ora 17:00. /Insajderi.com