Skuadra e vetme shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit malazez, Deçiq nga Tuzi, në kuadër të gjiros së nëntë, ka barazuar si mysafir ndaj skuadrës së Petrovac, me rezultat 1:1, njofton Insajderi.
Të parët kaluan në epërsi vendësit me Markoviç në minutën e 33’ të takimit, ndërsa mysafirët barazuan rezultatin në pjesën e dytë me Kristijan Vulaj në minutën e 48’ të takimit.
Edhe pse gjatë tërë pjesës së dytë, skuadra nga Tuzi u mundua të shënonte golin e dytë në ndeshje, nuk ia doli, ngase skuadra vendase u mbrojt shumë mirë.
Pas kësaj ndeshje, Deçiqi ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë të tubuara, një më pak se lideri Podgorica.
Në gjiron e ardhshme, Deçiqi e luan si mysafire e Buduçnostit nga Podgorica me 25 tetor me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com