Dejan Kulusevski rezulton pozitiv me COVID-19

Dejan Kulusevski rezulton pozitiv me COVID-19

Sulmuesi suedez, Dejan Kulusevski ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pak ditë para fillimit të kampionatit evropian, shkruan Insajderi.

Sipas “El Churinguito” ai do të humbas ndeshjet e para me Suedinë, përfshirë edhe atë kundër Spanjës.

Ende nuk dihet data e saktë se kur do të kthehet lojtari, pasi në një konferencë të mbajtur asgjë nuk është bërë zyrtare për këtë gjë.

21 vjeçari zhvilloi 47 paraqitje me Juventusin këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime./insajderi.com