Deklarata e fuqishme e Obamës për katedralen Notre Dame

Deklarata e fuqishme e Obamës për katedralen Notre Dame

Ish presidenti amerikan Barak Obama ka ndarë pikëllimin e tij për tragjedinë që ka kapluar Francën.

Përmes një shkrimi në Twitter ai është solidarizuar me popullin francez.

“Notre Dame është një nga thesaret më të mëdha të botës, dhe mendimet tona shkojnë për popullin francez në këtë ditë zie. Është në natyrën tonë të vajtojmë kur shohim se po  na humb historia, por është gjithashtu në natyrën tonë të rindërtojmë të nesërmen, aq më fuqishëm sa mundemi.”-  ka shkruar ai

Rikujtojmë se zjarri e kaploi ndërtesën historike të hënën mbas dite, dhe deri tani është raportuar se ka një person të lënduar.

Policia ende janë duke u munduar të fikin zjarrin, i cili rezultoi gjatë renovimeve që po bëheshin në ndërtesë./Insajderi.com