Deklarohet Trump pasi u shfajësua nga Senati amerikan për trazirat e janarit

Deklarohet Trump pasi u shfajësua nga Senati amerikan për trazirat e janarit

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas shfajësimit në Senatin Amerikan ku u gjykua me akuzën për nxitje të bastisjes së Kongresit më 6 janar tha se rrugëtimi i tyre sapo ka filluar, transmeton Insajderi.

Trump i cili është presidenti i parë në historinë amerikane për të cilin është kërkuar dy herë shkarkim, pas shfajësimit në gjykimin për shkarkim në Senat në një deklaratë me shkrim shprehu falënderimet për avokatët që sipas tij mbrojnë drejtësinë dhe të vërtetën si dhe për senatorët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që përfaqësojnë kushtetutën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke akuzuar demokratët për “njollosjen” e mbisundimit të ligjit dhe përdorimin e “drejtësisë si një mjet hakmarrës” Trump mbrojti idenë e tij se kërkesa e dytë për shkarkimin e tij është “gjuetia më e madhe e shtrigave” në historinë e vendit.

Pasi vuri theksin se në zgjedhje mori 75 milionë vota dhe që kundërshtarët nuk do të mund ta harrojnë këtë, Trump shprehu falënderimet për miliona mbështetësit e tij.

Ai theksoi se sapo kanë filluar rrugëtimin e tij të lëvizjeve historike dhe patriotike që ka filluar për “ta bërë sërish Amerikën të madhe”. “Ka shumë gjëra që do të ndaj me ju në muajt e ardhshëm. Pres me padurim të vazhdojmë së bashku në rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Trump.

Ish-presidenti amerikan u akuzua nga demokratët për shkak të rolit në bastisjen e Kongresit dhe u gjykua për herë të dytë me kërkesën për shkarkim. Në një votim të zhvilluar në ditën e 5-të në gjykimin për shkarkim në Senat, Trump u shfajësua pasi nuk u arrit shumica e dy të tretave, gjegjësisht 67 vota në votimin ku 57 senatorë votuan se është fajtor ndërsa 43 senatorë votuan se është i pafajshëm. /Insajderi.com