Del kongresisti i parë republikan që bën thirrje për shkarkimin e Presidentit Trump

Del kongresisti i parë republikan që bën thirrje për shkarkimin e Presidentit Trump

Justin Amash, i cili është përfaqësues i Republikanëve nga Michigam, ka zgjedhur Amerikën dhe Kushtetutën, para partisë së tij politike.

Kongresisti Republikan, Justin Amash është kundër vijës së partisë së tij Republikane, ku ka deklaruar se Presidenti trump “ka bërë sjellje të papranueshme”. Ai po ashtu ka akuzuar prokurorin e përgjithshëm William Barr se po përpiqet “të mashtrojë publikun pas gjetjeve të prokurorit special Robert Mueller”.

Amash, që përfaqëson distriktin e Michigamit në Grand Rapids, është më liberal në pikëpamjet e tij politike. Ai është figura e parë e rëndësishme nga kongresistët që sugjeron që përpjekjet e Trump për ta penguar drejtësinë dhe minuar sistemin e drejtësisë, tregon se ai e meriton që të shkarkohet.

Here are my principal conclusions:
1. Attorney General Barr has deliberately misrepresented Mueller’s report.
2. President Trump has engaged in impeachable conduct.
3. Partisanship has eroded our system of checks and balances.
4. Few members of Congress have read the report.

“Presidenti Trump bëri disa veprime specifike dhe një model sjelljeje që përputhet me këto dyshime”, ka shkruar Amash. Kongresisti ka përdorur Twitterin të shtunën për të transmetuar qëllimet e tij. “Pas leximit me kujdes dhe tërësisht të raportit të Muellerit, duke lexuar apo shikuar dëshmitë përkatëse në dëshmi, e kam diskutuar këtë gjë me stafin tim”.

Në kritikën e tij, Amash ka kritikuar qasjen e Barr në kryerjen e punëve të tij si oficer i zbatimit të ligjit në Amerikë.

Barr ka zgjedhur që në përmbledhjen e tij ta mashtrojë Kongresin, shkruan Amash, duke fshehur atë çfarë kongresisti beson, që në fakt, ishte një sjellje kriminale.

Amash ia ka tërhequr vërejtjen të gjithëve se Amerika është para partisë së tij dhe se sistemi i tyre Kushtetues bën baraspeshën në vend, duke goditur kështu direkt konservatorët e partisë së tij të cilët e krahasojnë këtë rast edhe shmangien nga drejtësia si rastin e Bill Clinton më parë, por kanë mbetur të qetë kur Trump përballet me akuzat për gjëra jashtëligjore.

Kështu ai kritikon kolegët e tij si dështues për të respektuar detyrat e tyre bazike – “madje shumë pak njerëz në Kongres as që e kanë lexuar raportin e Mueller”, ka shkruar ai – por Amash ka rikujtuar ata për obligimet e tyre kushtetuese, në këtë moment, që duhet të jenë mbi imperativat politike.

“Institucionet e Amerikës varen nga zyrtarët të cilët duhet ta zbatojnë ligjin dhe shpirtin e Kushtetutës sonë, edhe atëherë kur sillemi jo mirë personalisht apo bëjmë gjëra politikisht të pafavorshme”, shkruan Amash. “Kushtetuta e jonë është brilante dhe e mahnitshme; andaj ajo meriton një Qeveri që i përshtatet asaj”.