Del në ankand faculeta me të cilën Messi fshiu lotët, ky është çmimi fillestar

Del në ankand faculeta me të cilën Messi fshiu lotët, ky është çmimi fillestar

Lionel Messi jo vetëm që ka ndikim të madh në botën e futbollit, por edhe jashtë saj, shkruan Shqip.com.

Kjo pasi është hedhur në ankand faculeta me të cilën ylli argjentinas fshiu lotët në konferencën lamtumirëse pas largimit të tij nga Barcelona.

Ajo është hedhur menjëherë në ankand, derisa çmimi fillestarë është plot një milion euro.

Personi që dëshiron ta mbajë këtë faculetë si kujtim, fillimisht duhet të paguajë një milion euro, por shuma e saj mund të rritet nëse ka një ofertues të dytë.

Ankandi për faculetën e Lionel Messit

 

Natyrisht se kjo është një çmenduri e madhe që të paguhen shifra të tilla për një faculetë, por që nuk do të ishte i vetmi moment i rrallë.

Në fillim të këtij muaji, 34-vjeçari u përshëndet me klubin katalanas, aty ku qëndroi për 21 vite, duke fituar çdo trofe me ta./Insajderi.com