Del para autobusit që ta ndalojë, përfundon duke “fluturuar”

Del para autobusit që ta ndalojë, përfundon duke “fluturuar”

Një person ka tentuar të ndalojë autobusin, përderisa vozitësi ishte duke kaluar në një rrugë në Romë.

Videon e kishte filmuar një banor vendas, teksa personi del para autobusit me qëllim që ta ndalojë, por që ka shkaktuar fluturimin e tij, njofton Sky tg24.

Ajo u nda në Facebook nga një ish-punonjës i kompanisë së transportit të qytetit Attac dhe shpejt shkoi viral në Itali.

Sidoqoftë, në vend që të ngadalësohet shpejtësia, shoferi përshpejton duke bërë që këmbësori të hidhet prapa rrugës.

Nuk dihet ende nëse ai ka pësuar lëndime trupore, ndërsa sa i përket vozitësit, kompania Attac tani është zotuar të dënojë shoferin përgjegjës për incidentin.