Veprimi i Cristiano Ronaldos duke hedhur poshtë shiritin e kapitenit pas golit të anuluar ndaj Serbisë, ka bërë xhiron e botës dhe kanë qenë të shumta kritikat drejtuar yllit portugez, njofton Insajderi.
Mbrëmjen e djeshme, legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero në një intervistë për “ESPN”, kritikoi ashpër sulmuesin portugez për gjestin e tij aspak të hijshëm, duke e cilësuar si një reagim të tepruar për dikë që paraqet një ikonë futbolli si Ronaldo.
“Ishte një reagim i tepruar, nuk duhej të vepronte në atë mënyrë. Është normale të jesh i nervozuar dhe të ngrish zërin ndaj arbitrit, por të hedhesh shiritin e kapitenit në atë mënyrë është diçka e tepërt për dikë që e cilëson veten si kapiten kombëtareje dhe një ikonë të futbollit”. /Insajderi.com
"It's too much for somebody that represents as a captain, and represents an iconic figure like him."@delpieroale believes Ronaldo's antics after the disallowed goal vs. Serbia was an overreaction. pic.twitter.com/mEphlaFsB6
— ESPN FC (@ESPNFC) March 29, 2021