Alessandro Del Piero, ishte një nga sulmuesit më të mirë dhe kompletuar të të gjitha kohërave. Ai është pyetur se cili nga golat që ai ika shënuar, është më i veçanti për të.
“Nuk mund të bëjë klasifikimin e golave që i kam shënuar gjatë karrierës, sepse kjo nuk është aspak e lehtë. Megjithatë në zemër e kam golin e shënuar kundër Gjermanisë në botërorin e vitit 2006. Pranimi i topit, aksioni, goditja dhe goli ishin të sinkronizuara në mënyrë perfekte. Po luanim në shtëpinë e tyre(Gjermani), nuk mund të ishte më përfekte, deklaroi Alex Del Piero, për mediat italiane, raporton Insajderi.
Kujtojmë që Italia në atë ndeshje gjysmëfianle, kishte fituar me rezultat 2 me 0, përballë Gjermanisë./Insajderi.com