Qeveria e Britanisë së Madhe “e ka nënvlerësuar tmerrësisht” kërcënimin rus dhe përgjigjen që i duhet këtij kërcënimi, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Komiteti i Sigurisë dhe Intelegjencës, në raportin e shumë pritur për aktivitetin rus në Britani ka thënë se qeveria ka ka bërë shaka dhe duhet të marrë masa “sa më shpejt që është e mundur”.
Raporti gjithashtu thotë se qeveria nuk ka ndërrmarrë kurrëfarë veprimi që të hetojë interferencën ruse në referendumin për Bashkimin Evropian.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e ka komentuar këtë raport.
E ka quajtur “Ruso-fobik”.
Raporti shton se Britania ishte targeti kryesor i inteligjencës ruse, dhe bashkë me Kombet e Bashkuara e Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën top treshen e interesimit rus.
Shumica e raportit megjithatë ka mbetur sekret, nga frika se mund të përdorët më pas nga Rusia për ta kërcënuar Britaninë./Insajderi.com