Dele Alli bie në “radarët” e PSG

Dele Alli bie në “radarët” e PSG

Mesfushori anglez, Dele Alli, pas qëndrimit në stol në ndeshjet e fundit, ka rënë në shënjestrën e drejtuesve të PSG-së, për një transferim të mundshëm, njofton Insajderi.

Anglezi 24 vjeçar, duket se ka probleme me teknikun portugez Mourinhon, pasi në ndeshjet e fundit nuk e preferon ta inkuadrojë në lojë si startues.

Këto mosmarrëveshje mes trajnerit dhe lojtarit, nuk kanë kaluar pa rënë në sy nga ekipet që kërkojnë shërbimet  e Dele-s.

Sipas “The Telegraph”, kampionët francez, PSG, ka filluar bisedimet me lojtarin anglez. Mirëpo, nuk dihet saktësisht formulën e transferimit, nëse do të jetë huazim me të drejtë blerje, apo për ta blerë përfundimisht kartonin e lojtarit. /Insajderi.com