Dele Alli nuk do të vazhdojë qëndrimin tek skuadra e Tottenham Hotspur dhe ka vendosur që të fillojë një aventurë të re tek skuadra e Interit, njofton Insajderi.
Është ky titulli kryesor sot tek e përditshmja angleze ‘The Sun’ e cila citoi që Jose Mourinho nuk e ka në plan atë për të ardhmen e skuadrës dhe anglezi kërkon një skuadër të madhe europiane për të vazhduar karrierën.
Mirëpo kjo gjë nuk është e tëra pasi ky transferim pritet që ti hapë rrugë danezit Christian Eriksen që të rikthehet përsëri tek skuadra londineze ku shkëlqeu për disa sezone.
Plani i Interit është shitja përfundimtare e tij ose huazimi pasi ka një pagë shumë të lartë dhe ‘neroazzurët’ po kërkojnë që të ulin kostot e pagave pas reformave që kanë filluar tek kjo skuadër. /Insajderi.com