
Të gjithë flasin për golin me roveshatë të sulmuesit të Chelsea-t Olivier Giroud kundër Atletico Madrid mbrëmë në Ligën e Kampionëve, por mesfushori i Tottenham-it, anglezi Dele Alli shënoi një gol akoma më spektakolar në stilin gërshërë sot ndaj austriakëve të Wolfsberger-it, njofton Insajderi.
24 vjeçari ngre lehtë topin me të djathtën dhe godet fluturimthi me të njëjtën këmbë duke e dërguar topin saktë në rrjetë.
Pas pjesë së parë, Tottenham e gjen veten në avantazh minimal 1:0, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Europa League. Në ndeshjen e parë, anglezët e kishin fituar në Austri me rezultat 4:1.
Pavarësisht talentit dhe pritshmërive të mëdha, futbollisti i Anglisë është kthyer në lojtar stoli te Tottenham dhe pritet të largohet në fund të sezonit. /Insajderi.com