Delegati nga Mitrovica pyet ku janë 850 mijë Euro

Delegati nga Mitrovica pyet ku janë 850 mijë Euro

Delegati nga Mitrovica në Kuvendin e FFK-së Hajrullah Haxhiu, kur mori fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor u ndal në dy pika.

Haxhiu, i cili është zyrtar i Klubit të Futbollit të Femrave Mitrovica dhe i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, e pranoi se atij i është kontestuar e drejta për të qenë delegat në Kuvendin e FFK-së dhe e ka pranuar në email nga Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, ku atij i ndalohet një gjë e tillë për shkak se punon në administratë, raporton Insporti.

Haxhiu deklaroi se “është i gatshëm të tërhiqet nëse edhe punëtorët ee tjerë të FFK-së dhe të administratës tërhiqen nga pozita e delegatit”.

Në vazhdim Haxiu po ashtu hodhi dyshime në punën e FFK-së duke thënë se “sipas disa raporteve që disa delegatë i kanë parë, për futbollin e femrave, në FFK kanë shkruar 850 mijë Euro nga partnerët ndërkombëtarë. KFF Mitrovica është shpërblyer me 10 mijë Euro për titull kampioni dhe asgjë tjetër, por nuk unë nuk kam pasur qasje parë të parë se ku kanë shkuar këto mjete financiare”, përfundoi Haxhiu, raporton Insporti.

Këtu e shikoni LIVE