Dembélé nuk paraqitet në stërvitje, pranë largimit nga Dortmundi

Dembélé nuk paraqitet në stërvitje, pranë largimit nga Dortmundi

Ousmane Dembélé sot nuk është paraqitur në stërvitje dhe kjo i ka shokuar të gjithë te Borussia Dortmund, sepse mesfushori nuk ka marrë leje dhe as ka njoftuar paraprakisht për mungesën e tij.

20-vjeçari, emri i të cilit së fundmi është lidhur me Barcelonën, si pasues i yllit Neymar, ndoshta ka arritur një marrëveshje paraprake me nënkampionët e Spanjës dhe prandaj ka munguar, por trajneri Peter Bosz e ka merituar një shpjegim.

Ai u shpreh se është i befasuar, sepse nuk e di se çfarë po ndodh me lojtarin e tij.

“Dembélé sot nuk ishte në stërvitje dhe nuk e dimë pse. Jemi përpjekur të komunikojmë me të në telefon, por deri tani s’kemi arritur. Shpresojmë që të mos i ketë ndodhur asnjë gjë e keqe”, – deklaroi holandezi, njofton telesport.

Një veprim i tillë nga lojtari ka shtuar dyshimet se ai do të jetë edhe këtë stinor tek klubi gjerman.