Dembele zëvendësuesi i Ronaldos tek Reali Madridi

Dembele zëvendësuesi i Ronaldos tek Reali Madridi

Real Madrid dëshiron Ousmane Dembele, sipas raporteve të fundit nga Mirror. Me yllin Cristiano Ronaldo drejt largimit, sepse ai ndihet “i trajtuar si një kriminel” nga autoritetet lokale, “Los Blancos” po kërkojnë një zëvendësues dhe yllin e Borussia Dortmund e shikojnë si lojtarin ideal për të zëvendësuar portugezin.

Dembele vjen nga një sezon i shkëlqyer, mjaftueshëm për të fituar interesin e rivalëve të Barcelona-s. 20-vjeçari i kushtoi 15 milionë euro Borussia-s gjatë verës së kaluar dhe pati një fushatë të shkëlqyer, duke shënuar dhjetë gola dhe duke asistuar në tetëmbëdhjetë të tjetër për shokët e skuadrës në të gjitha garat.

Ronaldo, nga ana e tij, ka kërcënuar me një largim dhe ka folur me Zinedine Zidane rreth dëshirës së tij për t’u larguar, sepse autoritetet spanjolle tatimore e kanë atë në grep për evazion fiskal për shifrën e 14.7 milionë eurosh.

Dembele, 20 vjeç, mendohet të jetë skeptik në lidhje me një lëvizje në Bernabeu për shkak të mungesës së hapësirës në formacion, diçka që do të ndryshonte pa Ronaldon në foto, shkruan telesport.

Ylli francez ishte shumë i lidhur me trajnerin Thomas Tuchel, diçka që mund të ndihmonte që kandidatët e mundshëm ta rrëmbenin atë.

“Thomas ishte gjithmonë aty për mua dhe më ka mësuar shumë. Ai është një trajner shumë i mirë, me të cilin kam ndarë disa momente të mrekullueshme. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë nuk kam dëgjuar asgjë për konfliktet personale me ekipin, por drejtorët tanë kanë marrë këtë vendim [ta shkarkojnë]”, përfundoi mesfushori francez.