Demiral për tre javë jashtë fushave të lojës shkaku i lëndimit

Demiral për tre javë jashtë fushave të lojës shkaku i lëndimit

Qendërmbrojtësi turk i Juventusit, Merih Demiral do të mbetet për afro 20 ditë jashtë fushës, njofton Insajderi.

Juventusi dje njoftoi se Demiral u diagnostikua “me një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit rectus femoris të kofshës së djathtë” pas ekzaminimeve radiologjike pas ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve kundër Portos.

“Koha e rikuperimit të tij do të jetë afërsisht 20 ditë”, shtoi klubi i Serie A.

Tani mbetet e diskutueshme nëse Demiral do të luaj në ndeshjet kualifikuese të Turqisë për Kupën e Botës FIFA 2022 kundër Holandës, Norvegjisë dhe Letonisë, ndeshje të cilat do të zhvillohen më 24, 27 dhe 30 mars.

Mbrojtësi 23-vjeçar luajti 23 ndeshje për Juventusin këtë sezon. /Insajderi.com