Kandidati demokrat për senat, Raphael Warnock nga Georgia parashikohet të fitojë në garën e parë të dy garave të senatit , për ta mposhtur republikanen, Kelly Loeffler.
Me 98% të votave të numëruara, rrjetet televizive amerikane dhe agjencia e lajmeve Associated Press thirrën garën për Warnock.
Kontrolli i Senatit në dy vitet e para të mandatit të presidentit demokrat të zgjedhur, Joe Biden do të përcaktohet nga rezultati i balotazhit të dytë.
Rezultati është një goditje për presidentin republikan në largim Donald Trump.
Zgjedhjet po përsëriten sepse askush nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50% të nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit.
Nëse konfirmohet fitorja e Warnock do të bëhej senatori i parë me ngjyrë për shtetin e Georgia – një shtet skllav në Luftën Civile të SHBA – dhe vetëm senatori i 11-të me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com