Demokratët ultimatum Mike Pence-s, largoje Trumpin nga Shtëpia e Bardhë

Demokratët ultimatum Mike Pence-s, largoje Trumpin nga Shtëpia e Bardhë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi, e ka vënë nën presion zëvendës-presidentin amerikan, Mike Pence, që të veprojë dhe ta largojë nga zyra presidentin, Donald Trump, pas ngjarjeve të fundit që ndodhën kur një turmë njerëzish të inspiruar nga Trump iu vërsulën Kongresit, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Por, bëhet e ditur se Mike Pence e ka refuzuar këtë ide.

Nëse ai refuzon, Dhoma e Përfaqësuesve do të mbajë një votim mosbesimi për presidentin, i cili i nxiti protestuesit ta vërshojnë Kongresin.

Presidenti republikan është akuzuar nga Demokratët për protestën, pasi ai mbajti një fjalim ku përsëriti që sipas tij zgjedhjet kanë qenë të vjedhura.

Gjatë protestimit dhe hyrjes së protestuesve në objektet qeveritare pesë persona mbetën të vdekur, përfshirë edhe një zyrtar policor.

Trump deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prejse ndodhi ngjarja dhe as nuk ka pasur mundësi të shkruajë në rrjetet sociale, pasi ia kanë bllokuar llogaritë.

Ai duhet ta lë zyrën në janar, kur demokrati, Joe Biden, do të betohet si president.

Trump ka njoftuar tashmë se ai nuk e ka ndërmend të marrë pjesë në inaugurim./Insajderi.com