Dëmtohet Arjanet Muriç te Girona

Dëmtohet Arjanet Muriç te Girona

Problemet te përfaqësuesja e Kosovës shtohen edhe pas përfundimit të ndeshjeve të muajit tetor në Ligën e Kombeve, pasi gardiani i Gironës në Segunda Divisionin spanjoll, Arijanet Muriç ka dëmtuar muskulin kryesor të kofshës së djathtë gjatë një takimi miqësor, njofton Insajderi.

Klubi katalanas raporton se futbollisti do të mungojë për tre javë. Megjithatë, sipas parashikimeve ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Chalands pesë ditë para takimit me Slloveninë në muajin nëntor, derisa mbetet për t’u parë faza e rehabilitimit të portierit me prejardhje nga shqiptarët e Malit të Zi.

Tani, portieri i huazuar nga Manchester City në Spanjë te Girona, duhet t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit. /Insajderi.com