Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, lë grumbullimin e kombëtares italiane para sfidës ndaj Polonisë për arsye dëmtimi. Ka qenë vetë mbrojtësi 33 vjeçar që e ka bërë publike këtë lajm në mikrofonat e “RAI Sport”, njofton Insajderi.
“Do dëshiroja të isha me çdo kusht në këtë sfidë, por për fat të keq nuk mundem dot. E kam mbajtur veten dhe kam shtrënguar dhëmbët për 20 ditë. Edhe në ndeshjen ndaj Lazios ndjeva shqetësim në gjysmën e fundit të lojës. Fatkeqësisht dhimbja më vazhdoi edhe më shumë dhe duhet të ndalem. Në Torino do më vlerësojnë shkallën e dëmtimit”, përfundon të ketë thënë Bonucci në lidhje me dëmtimin.
Pirlo është vënë në alarm, pasi në repartin e mbrojtjes, te “zonja e vjetër” është i dëmtuar edhe mbrojtësi tjetër italian, Giorgio Chiellini. /Insajderi.com