Dëmtohet Fati te Barcelona

Dëmtohet Fati te Barcelona

Talenti i Barcelonës Ansu Fati ka pësuar dëmtim në takimin e sotëm kundër Real Betisit në kampionat. Sulmuesi 18 vjeçar ka këputur meniskun dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë, njofton Insajderi.

Lajmi u konfirmua nga klubi katalanas. Djaloshi luajti 45’ minuta ndaj andaluzianëve dhe u zëvendësua nga Lionel Messi, i cili i dha fitoren ekipit katalanas.

Gjendja e tij do të monitorohet në ditët e ardhshme. Ky dëmtim është një goditje e rëndë për Barcelonën dhe Spanjën. /Insajderi.com