Dëmtohet me kombëtaren franceze mesfushori i Juventus

Dëmtohet me kombëtaren franceze mesfushori i Juventus

Sipas “L’Equipe”, mesfushori 25 vjeçar i Juventusit, Adrien Rabiot, pësoi një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes së fundit me kampionët e botës, njofton Insajderi.

Në orët e fundit, ai do t’i nënshtrohet analizave klinike për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe nuk përjashtohet që ai të lërë grumbullimin e Didier Dechamp dhe të rikthehet në Torino.

Pas Ramsey, Pirlo humb edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që trajneri i “bardhezinjve” mund të ketë një emergjencë në mesfushë për ndeshjen kundër Cagliarit në Serie A. /Insajderi.com