Denis Bergkamp kujton kohën e artë të Arsenal

Denis Bergkamp kujton kohën e artë të Arsenal

Një nga ish sulmuesit më të mirë të Arsenal dhe gjithë Ligës Premier, Denis Bergkamp, ka kujtuar kohë e artë të Arsenal, kur ata nuk njihnin kundërshtar dhe shkatërronin gjithçka para vetes.

“Fjalët e përshkruajnë të gjithën – “Invincibles”(të pamposhtur). Ju ndjeheshit ashtu sapo futesha në fushë. Ju e dinit që do të fitoni, ishte vetëm si dhe me sa gola diferencë do të fitojmë. Ju vetëm shikonit rreth skuadrës, dhe thoshit “Zot, çfarë skuadre!”. Ne ishim më të mirë se kundërshtarët tanë në çdo repart të mundshëm” tha holandezi, Dennis Bergkamp, transmeton Insajderi.

Kujtojmë se skuadra e artë e Arsenal kishte lojtarë si Sol Campbell, Ashley Cole, Gilberto Silva, Patric Viera, Robert Pires, Fredi Ljunberg, Denis Bergkamp, Therry Henry etj dhe nga kjo kohë, Arsenal nuk ka arritur që më të fitonte Ligën Premier./Insajderi.com.