Dënohet australiani që filmonte dhe tallej me oficerët që po vdisnin nga një aksident i rëndë

Dënohet australiani që filmonte dhe tallej me oficerët që po vdisnin nga një aksident i rëndë

Një gjykatës australian dënoi “ndoshta njeriun më të urryer” në vend me 10 muaj burg për filmimin dhe talljen me oficerët e policisë ndërsa ata vdiqën pas një përplasjeje, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

BBC raportoi se Richard Pusey, një ndërmjetës hipotekash 42-vjeçar, ka të ngjarë të lirohet nga burgu brenda disa ditësh pasi ai tashmë ka qenë në paraburgim për gati një vit.

Në prill të vitit 2020, policia e kishte ndaluar teksa kishte shkelur kufizimin e shpejtësisë. Ndërsa policia iu drejtua atij, ata u goditën nga një kamion në një shirit ndalimi emergjence. Pusey shmangu lëndimin sepse në atë kohë kishte urinuar pas shkurreve buzë rrugës. Ai nuk dha ndihmë dhe në vend të kësaj filmoi skenën.

Komentimet e tij të mbushura me sharje gjatë xhirimeve përfshinte “ai është shkatërruar”, “drejtësi”, “absolutisht mahnitëse” dhe “e bukur”.

“Mendoj se të gjithë u pastruan”, tha Pusey. “Duhet të marr një taksi për t’u kthyer në shtëpi”.

Kur një nga pesë kalimtarët e rastit që erdhën në ndihmë të oficerëve të goditur kërkuan që Pusey të ndihmonte, ai u përgjigj: “Ata kanë vdekur”, dhe vazhdoi filmimin.

BBC raportoi se Pusey u akuzua se qëndronte mbi një oficere femër ndërsa ajo kishte ngecur nën kamion. Raporti tha se ekspertët besonin se ajo ishte gjallë në atë kohë. /Insajderi.com