
Një gjykatë në Frankfurt e ka dënuar me burg të përjetshëm një simpatizant të ekstremit të djathtë për vrasjen e një politikani të njohur që i përkrahte imigrantët.
Walter Lübcke, u vra në moshën 65 vjeçare, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Stephan Ernst, 47 vjeçar e ka pranuar gjuajtjen në shtëpinë e Lübcke-s duke bërë kështu që kjo të jetë vrasja e parë e një politikani në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.
Ernst thuhet se ishte motivuar nga “racizmi dhe ksenofobia”.
Walter Lübcke kishte mbështetur mirëpritjen e kancelares Angela Merkel për gati një milion imigrantë dhe refugjatë në vitin 2015./Insajderi.com