Depay mund të transferohet te Inter

Depay mund të transferohet te Inter

Sulmuesi holandez i ekipit francez të Lyon, Memphis Depay, gjatë tërë verës ishte lidhur me një transferim në Spanjë te Barcelona, mirëpo palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Depay vitin e ardhshëm do të transferohet te Inter me kosto zero, pasi kontrata e holandezit me francezër përfundon verën e ardhshme, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmesë italaine, “Calciomercato”, Inter synon transferimin e holandezit me kosto zero, pasi kontrat e lojtarit mbaron në verën e vitit 2021. Gjithashtu, sipas medias italiane, Inter është e gatshme t’i ofrojë një kontartë katër vjeçare me pagë prej pesë milionë eruove në sezon.

Në anën tjetër, Barcelona do të tentojë transferimin e holandezit në afatin kalimtar të janarit, të pagujë për akrtonin e tij, vetëm në verë mos t’i jepet shanca ekipeve tjera ta afrojën në ekipet e tyre me kosto zero. /Insajderi.com