Depay mund të transferohet te Juventus në Janar

Depay mund të transferohet te Juventus në Janar

Memphis Depay ishte shumë afër kalimit te Barcelona në merkaton e verës, por vështirësitë financiare të katalanasve bënë që sulmuesi holandez të mbetet në Francë te Lyon, njofton Insajderi.

Nga Spanja janë të sigurt, Juventusi është gati t’i rrëmbejë katalanasve sulmuesin holandez. “TodoFichajes”, raporton se drejtuesit e Juventus po mendojnë strategjinë për të afruar Depay-n në merkaton e janarit.

“Zonja e Vjetër” ka gati 10 milionë euro për Lyon, në mënyrë që të lërë futbollistin e lirë, për shkak se në qershorin e 2021, atij i përfundon kontrata dhe francezët mund të humbasin falas. /Insajderi.com