Deppo Market merr masa kundër Covid 19 – vendos pemët dhe perimet në qese

Deppo Market merr masa kundër Covid 19 – vendos pemët dhe perimet në qese

Coronavirus po vazhdon të jetë epidemia që po e shqetëson tere botën tash e sa kohe. Masa të shumta për ta parandaluar këtë epidemi kanë marrë qeveritë botërore ashtu si edhe qeveria jonë, por një rol kyç luan edhe kujdesi dhe respektimi i këtyre masave edhe nga qytetarët.

Masa po marrin edhe dyqanet që po ofrojnë shërbim për qytetaret edhe në ketë kohë epidemie.

Njëri ndër marketet me më shumë pika në Kosovë ka marrë një vendim të rëndësishëm që ndihmon në parandalimin e Covid 19.

Pas një artikulli që Covid 19 mund të transmetohet edhe përmes produkteve të freskëta, Deppo Market ka vendosur që pemët dhe perimet e freskëta t’i vendos në qese, për ta evituar sa ma shumë mundësinë e transmetimit të virusit.

Ja njoftimi i plotë: Sot në mëngjes lexova një artikull, ku ishte e cekur që virusi Covid-19 mund të transmetohet nga produktet e freskëta. Si ekip menjëherë murrme masa dhe me kujdes filluam ti vendosim pemët dhe perimet e freskëta në qese, deri nesër të gjitha pikat do të duket si në foto.

Kujdes po, panik jo!

Deppo Market