
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Adelina Grainca ishte kadidate për deputete nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, Grainca kishte fituar mandatin e deputetes, njofton Insajderi.
Gjatë seancës së sotme, Grainca është parë duke hyrë në sallën e parlamentit se bashku me kryeministrin Kurti, kështu duke aluduar se do t’i bashkangjitet grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Gjatë ditë së sotme, kur pozitës po i duhen numrat për zgjedhjen e presidentit, Grainca duke kaluar në anën e partisë në pushtet, duke marrë pjesë në votim, e vetmja nga partia e saj.
/Insajderi.com