Derbi anglez mes Arsenal dhe Manchester United përfundon pa gola

Derbi anglez mes Arsenal dhe Manchester United përfundon pa gola

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Arsenal-it dhe Manchester United, e vlefshme për javën e 21-të në Premier League, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat ishin futur në fushë për të marrë maksimumin, por nuk ia dolën dot të shënojnë të paktën një gol që do të ishte i fitores për të dyja.

Pjesa e parë ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë golit, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, skuadra e Artetës ishte disi më kërkuese, duke rrezikuar disa herë.

Ky barazim nuk i bën punë asnjërës nga skuadrat, pasi Arsenali mbetet në vendin e tetë me 31 pikë, ndërsa United mbetet i dyti me 41 pikë, tre më pak se City kryesues, që gjithsesi ka një ndeshje më pak. /Insajderi.com