Derbi anglez për liderin e ligës Liverpool vs Tottenham – formacionet

Derbi anglez për liderin e ligës Liverpool vs Tottenham – formacionet

Derbi i javës së 13-të në Premier League zhvillohet në “Anfiled Road”, ku Liverpool pret ekipin londinez të Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.

Pas 12 xhirosh, më në fund takohen liderët e Ligës Premier, ku të dyja ekipet kanë nga 25 pikë, teksa vendin e parë e mban ekipi i Mourinhos pasi ka një golaverazh plus 14, karshi plus nëntë të Liverpool.

Në pesë ndeshjet e fundit, ekipi i Klopp ka dy fitore dhe tre barazime, ndërsa londinezët kanë tre fitore dhe dy barazime.

Klopp në këtë ndeshje do të luajë me 4-3-3, ndërsa portugezi do të rreshtojë ekipine  tij me formacionin 4-2-3-1.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, R. Williams, Fabinho, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Sadio Mane.

Tottenham Hotspur: Lloris; Aurier, Alderweireld, Dier, Davies; Sissoko, Hojbjerg; Bergwijn, Lo Celso, Son; Kane. /Insajderi.com