“Derbi i Anamoravës” nuk do zhvillohet në Gjilan

“Derbi i Anamoravës” nuk do zhvillohet në Gjilan

Vëmendja kryesore e gjiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll do jetë në ndeshjen Drita-Gjilani.

Por, për dallim nga e kaluara kur ndeshjet janë luajtur në Gjilan, kësaj radhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi është “Fadil Vokrri”, shkruan Insajderi.com.

Vendimi për të ndryshuar ambientin vie pas kërkesës së FC Dritës, e cila është në cilësinë e vendasit.

Arsyeja pse “intelektualët” kanë kërkuar diçka të tillë është për sigurinë e publikut pasi në stadiumin e tyre në Gjilan janë ende duke u kryer punime.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 26 shtator me fillim nga ora 15-00.

Momentalisht, Drita gjendet në pozitën e dytë me 11-të pikë, kurse Gjilani është në vendin e gjashtë me gjashtë pikë.

Kjo përballje do të jetë e veqantë për Ismet Munishin i cili në të kaluarën ka drejtuar Dritën, kurse tani është trajneri i Gjilant./Insajderi.com