Skuadra e Antonio Conte-s ka mposhtur Juventus-in pas plot pesë vitesh. Zikaltërit arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës, njofton Insajderi.
Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barella.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barella, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.
Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Cagliari-t.
Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot shtatë pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit. /Insajderi.com