Derbi i takon Prishtinës, Drita mposhtet në shtëpi nga kryeqytetasit

Derbi i takon Prishtinës, Drita mposhtet në shtëpi nga kryeqytetasit

Në derbin e javës së 30-të ne Superligën e Kosovës, Prishtina ka fituar me përmbysje sfidën e zhvilluar në Gjilan ndaj Dritës me shifrat 1:2, njofton Insajderi.

Të parët krijuan epërsi nikoqirët me golin e shënuar nga Betim Haxhimusa i cili shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes. Ndërsa mysafirët nuk u pajtuan me këtë rezultat, kur në minutën e 34-të, mesfushori nga Malisheva, Endrit Krasniqi do të barazonte rezultatin, rezultat që doli të ishte epilogu final i 45’ minutave të parë të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, miqtë do të shënonin golin e fitores, kur Betim Krasniqi me një volej goditje do të kalonte prishtinasit në epërsi, rezultat që do ta mbanin deri në fund të takimit. Kështu, Prishtina kthehet me tre pikë të rëndësishme nga transferta e Gjilanit, duke e hapur seriozisht luftën për titull.

Prishtina me këto tre pikë shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Ballkani dhe Drita që ndajnë vendin e parë me nga 64 sosh. /Insajderi.com