Janë bërë publike formacionet e sfidës më të madhe të futbollit italian, Inter-Juventus, në kuadër të javës së 18-të, e cila luhet në orën 20:45, njofton Insajderi.
Conte duket të ketë gjetur vendosjen perfekte në mesfushë që nis mbi të gjitha nga Brozoviç, Barella dhe Vidal. Teksa krahët i janë besuar anglezit Young dhe marokenit Hakimi.
Ndërkohë Pirlo në krahun tjetër i ka besuar mesfushën treshes Rabiot-Bentacur-Ramsey, që do të ndihmohen nga krahët nga Chiesa dhe Frabotta.
Inter me Conte-n në krye do të fillojë ndeshjen me rreshtimin 3-5-2, ndërsa Pirlo me ‘Zonjën e Vjetër’ do të luaj me 4-4-2.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonuçi, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey; Morata, Ronaldo. /Insajderi.com