Derbi italian Juventus vs Napoli drejt shtyrjes

Derbi italian Juventus vs Napoli drejt shtyrjes

Juventus-Napoli është shndërruar në një çështje shtetërore në Itali, me napolitanët nuk kanë udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, pasi kështu janē urdhëruar nga Zyra Shëndetësore Rajonale, njofton Insajderi.

Vendimi i kësaj të fundit erdhi menjëherë pasi dy futbollistët e Napolit, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas rezultuan të prekur nga koronavirusi, ndaj pjesa tjetër e lojtarëve janë urdhëruar të vendosen në karantinë në banesat e tyre, raporton Super Sport.

Protokolli parashikon që në izolim të vendosen vetëm lojtarët e prekur nga koronavirusi dhe të tjerëve u lejohet të shkojnë në stërvitje e ndeshje, por Zyra Shëndetësore Rajonale doli kundër këtii rregulli dhe theksoi se i takon asaj të kujdeset për shëndetin e napolitanëve.

Ndërkohë së fundi sekretari i Federatës Italiane të Futbollit, Lo Monaco deklaroi se gjithçka po shkon drejt shtyrjes së ndeshjes, vendim ky që pritet të komunikohet në orët e ardhshme nga Liga e Serie A. /Insajderi.com