Derbi lokal Lazio vs Roma – formacionet

Derbi lokal Lazio vs Roma – formacionet

Derbi i kryeqytetit italian, Lazio vs Roma, do të zhvillohet nga ora 20:45, në kuadër të javës së 18-të në Serie A, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat futen në fushë me objektivin e vetëm, që është fitorja. Strakosha nuk është grumbulluar me Lazion për këtë ndeshje, gjithashtu Vedat Muriqi ndodhet në bankën rezervë te lazialët, ndërsa Marash Kumbulla Romën do e ndjekë nga banka rezervë derbin e parë me fanellën verdhekuqe.

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, siç janë të gjitha sfidat derbi, por edhe për renditjen, pasi Roma në rast të një fitoreje do i bënte presion Interit të vendit të dytë.

Lazio me Inzaghin do të luajnë me skemën 3-5-2, ndërsa Fonseca me 3-4-2-1.

Lazio: Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Luis Alberto, Leiva, Milinkovic-Savic, Marusic; Immobile, Caicedo.

Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaran; Dzeko. /Insajderi.com