Derbi londinez Chelsea vs Tottenham, formacionet zyrtare

Derbi londinez Chelsea vs Tottenham, formacionet zyrtare

Derbi i javës së 10-të në Premier League, zhvillohet në “Stamford Bridge”, mes Chelsea dhe Tottenham, njofton Insajderi.

Të dyja skuadrat londineze në këtë takim vijnë nga seri fantastike, ku Chelsea në pesë ndeshjet e fundit ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa Tottenham ka katër fitore dhe një barazim.

Momentalsisht, më lartë në tabelë ndodhet ekipi i Mourinhos me 20 pikë, ndërsa ekipi i Lampard ka dy pikë më pak.

Pak çaste para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet e ndeshjes.

Chelsea në këtë takim luanë me 4-3-3,  Mendy, James, Silva, Zouma, Chilwell, Kante, Kovacic, Mount, Ziyech, Abraham, Werner.

Në anën tjetër, Tottenham luanë me 4-2-3-1, Lloris (C), Aurier, Rodon, Dier, Reguillon, Hojbjerg, Sissoko, Ndombele, Bergwijn, Son, Kane. /Insajderi.com