Derbi madrilen, Real vs Atletico – formacionet

Derbi madrilen, Real vs Atletico – formacionet

Të shtunë me fillim nga ora 21:00, zhvillohet derbi i javës së 13-të në La Liga, ku në stadiumin “Alfredo di Stefano”, Real Madrid pret rivalët e urryer të qytetit, Atletico de Madrid, njofton Insajderi.

Në këtë takim, ekipi i Simeones vjen nga një formë e super e mirë në kampionat, ku pas javës së 12-të e bëjnë liderin në tabelë me 26 pikë, ndërsa ekipi i Zidane nuk ka treguar lojë prej një kampioni, pasi ndodhet në vendin e katërt në ligë me 20 pikë, me një ndeshje më shumë se “colchoneros”.

Zidane ka vendosur të fillojë ndeshjen me formacionin 4-3-3, ndërsa argjentinasi i pankinës së Atletico-s, Simeone me të zakonshmen 4-4-2.

Real MadridCourtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Lucas Vazquez, Benzema, Vinicius

Atletico MadridOblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Marcos Llorente, Hector Herrera, Koke, Carrasco; Luis Suarez, Joao Felix. /Insajderi.com